Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe anëtari i komisionit për ekonomi, Driton Hyseni përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e komisionit parlamentar është shqyrtuar edhe ligji për mbrojtjen e konsumatorit, raporton Kosova Post.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, Hyseni tha se konsumatori duhet ta ketë të drejtën e tij me ligj. E drejtë kjo që do ia mundësojë të jetë i informuar për çmimet e produkteve, gjithashtu edhe sherbimet që ofrohen.
Tutje, deputeti shtoi se shoqatat që kujdesen për të drejtën e konsumatorit duhet të kenë vëmendje maksimale për këtë çështje.
Postimi i plotë:
Në komisionin parlamentar gjatë shqyrtimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit! E drejta e konsumatorit duhet të jetë qartazi e siguruar me një ligj të plotësuar mirë. Kompensimet ne rast dëmi, e drejta për të qenë plotësisht i informuar për komponentet e çmimeve totale për produkte apo shërbime që ofrohen, lidhja e fortë me shoqatat që kujdesen për konsumatorin e çështje të tjera, janë risitë që duan vëmendjen maksimale.