Hyseni: Masat të hiqen, Lajçak duhet ta rishikojë pozicionin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës. Kjo kërkesë e Parlamentit Evropian sipas deputetit të Vetëvendosjes, Driton Hyseni është po njejta kërkësë që Kosova e ka drejtuar prej kohësh tek partnerët ndërkombëtar.

 

“Masat që i janë vënë Kosovës vitin e kaluar, janë masa të cilat janë vënë për tensione që i kanë shkaktuar elementet krminale që operuan në veri të vendit…Dhe në vend që të kishim një qasje të balancuar dhe të vërtetohej saktë se kush është burimi i tensioneve, e të ndërrmeren hapa sanksionuese ndaj Serbisë si influencuese e tensioneve, zyrtarët e BE-së i vendosën masa Kosovës. Një thirrje e tillë e Parlamentit Evropian që të rishikohet qasja që ka BE-ja sa i takon procesit dialogues është një sinjal i qartë se BE, zyrtarët e saj, nuk janë duke e mbajtë një pozicion balancues në raport me dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i ngarkuari me këtë proces, Lajçak, duhet ta rishikojë pozicionin e vet”, deklaroi Hyseni në “Lajmet e fundit” në RTK.

E duke folur për çështjen e dinarit serb, deputeti Driton Hyseni tha se Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një rregullore që e rregullon pjesën e transaksioneve në vend ashtu siç e thotë Kushtetuta e vendit, të cilën e kemi të miratuar konform partneritetit me aleatët tonë kryesor.

“Unë e kuptoj shqetësimin që mund të kenë aleatët mirëpo vendimi nuk është i drejtuar kundër një etniteti, por është në dobi të të gjithëve dhe synon sovranitet financiar të vendit tonë”, theksoi ai.

Deputeti Hyseni i cili është edhe udhëheqës i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke folur për mundësitë që ka Kosova për të qenë pjesë e programit të NATO-s, “Partneriteti për Paqe”, tha se përveç aspektit politik, në aspektin teknik, formal e procedural Kosova nuk ka ndonjë pengesë sa i takon arritjes së standardeve për të qenë pjesë e këtij programi.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika