Përveç një personit që ndërroi jetë, në rastin në Runik të Skenderajt, mbetën të plagosur edhe tre të tjerë.
Siç kanë bërë të ditur nga QKUK, njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë, pasi që ka pasur një lëndim në regjionin e nëngjurit, shkruan ljami.net.
I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për intervenim kirurgjik . Në ekzaminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirurgjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të pariparueshme”, kanë thënë nga QKUK.


























