Një person në Prishtinë është dërguar në mbajtje, pasi ka sulmuar një zyrtar policor në stacionin e PK-së.
Ai ishte arrestuar pasi fillimisht nuk kishte respektuar urdhëratë për ndalesën e veturës, ndërsa më pas në stacionin policor kishte sulmuar një zyrtar duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Njësitë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë tentuar që të ndalin një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili duke mos përfillur urdhëratë e zyrtarëve policor me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raport 24 – orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.