Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personave zyrtar” dhe ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, në ditën e djeshme, ka ndodhur një sulm ndaj disa zyrtarëve policorë.
Këto janë detajet nga raporti:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policor (në rroba civile). I dyshuari ka fyer dhe sulmuar fizikisht të njëjtit.”
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/