Efektivit të Policisë së Kosovës me gradën rreshter, Afrim Bunjaku, i është dhënë lamtumira e fundit në një ceremoni shtetërore, transmeton Kosova Post.
Polici Bunjaku u vra nga grupi terrorist serb i armatosur një ditë më parë në Banjckë, në veri të Kosovës.
Afrim Bunjaku do të prehet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Të pranishëm në ceremoninë mortore kanë qenë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, krye parlamentari Glauk Konjufca e personalitete të tjerë.
























