Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një konfrontimi brutal në një parking në Angli.
Hajdutët përpiqen të fitojnë para në çdo mënyrë të mundshme dhe objektivi i tyre i shpeshtë janë makinat në parkingje të largëta.
Dy hajdutë janë kapur në flagrancë duke thyer një makinë. Ata ishin të pafat, sepse pronari i makinës ishte një boksier amator.
Gjegjësisht, teksa po tentonin të kapnin CD player-in, u shfaq pronari me shokun e tij. Ata kanë nxjerrë hajdutët nga makina dhe i kanë rrahur brutalisht.
Boksieri e ka goditur hajdutin me grushte dhe më pas ka përdorur CD player-in e nxjerrë dhe e ka rrahur me të gjitha forcat në kokë.