Qysh nga kjo deklaratë e tij, në media e rrjete sociale komentohet e stërkomentohet, ndër të tjera edhe nga personazhe publike.
Ani pse është larguar nga muzika, ai vazhdon të merr vëmendje me postimet e tij.

Së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje.
“Dy fjalë për ata që të kanë përqeshur përkushtimit tënd në fe edhe që e ke lënë muzikën.”, ishte njëra nga pyetjet e ndjekësve të ish reperit.

“Allahu i udhëzoftë”, ka qenë përgjigja e shkurtër dhe e prerë nga Fero.
Ndryshe, ish reperi po tenton ta rikthej edhe ish bashkëshorten e cila ani pse ende nuk janë të divorcuar ata janë të ndarë./Lajmi.net/



























