Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë.
Sipas Policisë, rreth orës 05:10, një qytetarë ka njoftuar se derisa ishte duke punuar si recepsionist në vendin e tij të punës, një person i maskuar, nën kërcënimin e armës, i ka grabitur një shumë parash.
I dyshuari është larguar, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.


























