Rasti ka ndodhur në Obranqë të Podujevës, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është deklaruar se shkaqet e këtij shpërthimi të zjarrit, nuk i di as ai.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 22.11.2021 – 02:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri i janë përfshirë: garazhi, dy vetura dhe shtëpia e tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet./KosovaPost/