Një person është therur shtatë herë me thikë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Saradran të Komunës së Istogut.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se viktima është therur me thikë në disa pjesë të trupit, përfshirë edhe kokën, por se është jashtë rrezikut për jetë.
““Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë.”, ka deklaruar Gashi.
Policia është në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihen kryesit e veprës.