M.M nga Prishtina kishte shkuar për pushime me familjen në Ulqin, por atje ia vodhën makinën. I dëmtuari për Klankosova tregon se e kishte lënë veturën e tipit BMW X5 në një parking në plazhën e madhe, sipas tij, rreth 100 metra në vijë ajrore nga pjesa ku qëndrojnë pushuesit.
“Rasti ka ndodhë më datën 9, unë e kam lanë kerrin në ora 11 në plazh , pastaj në orën 2:30 kam shkuar kam marrë diçka në kerr dhe kerri ka qenë në parkingun ku e kam lënë, kur kam shkuar në orën 5 me familjen për me u kthy në shtëpi, kerri nuk ka qenë, në vend të tij ishte parkuar një tjetër.”
M.M. bën të ditur që rastin e ka lajmëruar edhe në polici e se është hapur rast, dhe Klan Kosova ka raportin e policisë.