Operacionet e mëdha që janë në zhvillim e sipër, Messi-PSG dhe Lukaku-Chelsea, do të kushtëzojnë një vals të vërtetë sulmuesish. Zbarkimi i Messit në Paris do të ndryshojë edhe raportat në dhomat e zhveshjes së skuadrës pariziene, Messi ka që tani klanin e tij, mik i ngushtë me Neymar, shok me Di Marian e Verratin, njohje e respekt i ndërsellltë me Paredes nga grumbullimet me argjentinën.
Afrimi i tij hap dyert e largimit për Mauro Icardin, dhe jo vetëm për aspektin teknik. Messi nuk ka një marrëdhënie të mirë me ish sulmuesin e Interit, pasi është mik me ish bashkëshortin e Wanda Narës Maxi Lopez, veç të tjerash rendimenti i Icardit vitin e kaluar nuk ka qenë ai i prituri, dhe me qëndrimin e Mbappe në formacion nuk mund të gjendet vend për të. Në Paris janë tëë gatshëm ta sarifikojnë, dhe argjentinasi mund të shkojë drejt Romës , por kjo mund të ndodhë vetëm në rast largimi të Edin Dzekos, që mund të zëvendësojë Lukakun si sulmues i parë te Interi.
Xhrioja e sulmuesve në këtë mënyrë përfshin edhe Romën, pasi nëse verdhekuqtë lejojnë largimin e Dzekos që kërkohet nga Interi, do të trokasin ne dyert e Paris Saint Germain për të realizuar një ëndërr të vjetër, Mauro Icardin, që në Paris shikon t’i ngushtohen në maksimum hapësirat me një tredhëmbësh mrekullish Mbappe-Messi-Neymar. Francezët veç të tjerash kanë nevojë për të shitur për të lehtësuar zërin e pagave pas shpenzimeve të çmendura të kësaj vere, dhe kjo mund t’i detyrojë të pranojnë edhe një huazim të Icardit me të drejtë apo detyrim blerjeje për 40-45 milionë euro. Problemi është se Wanda Nara nuk dëshiron të lëvizë nga Parisi, por tanimë me situatën e re të krijuar, merkato e Icardit nuk varet më vetëm nga dëshirat e saj./SS