Në ditën e parë të Ramazanit në dy pika në Prishtinë po dhurohet ushqim falas për besimtarët mysliman. Hoxhë Labinoz Maliqi ka dhënë detaje për këtë organizim. Ndërsa Komuna e Prishtinës për herë të parë ka dhuruar një tendë, në të cilën qytetarët mund të ushqehen pa pagesë.
Tavolinat e karriget janë bërë gati për agjëruesit që vinë të ushqehen pa pagesë.
Këtu, në afërsi të xhamisë prof.dr. Bedri Kamberi në Prishtinë është vendosur kjo tendë, ku do të shtrohen iftare për të gjithë ata të cilët nuk kanë gjendje të mirë ekonomike.
E kjo për herë të parë është donacion nga komuna e Prishtinës.
Detaje rreth kësaj xhamie dha edhe hoxha, Labinot Maliqi.
Këto iftare financohen nga qytetarët në mënyrë individuale.
E në këtë vend pritet të ushqehen mbi 4 mijë persona.
Të hënën këtu u pa, edhe Zejnullah Berisha, i cili agjëron tash e 66 vite.
Edhe tek Pallati i Rinisë është vendosur një tende ku rreth 2 mijë agjërues mund të hanë iftarin pa pagesë.