“IHH ka dhënë ndihma të vazhdueshme që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë dhe ata kurrë nuk i harruan invalidët e luftës së UÇK-së”, tha kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi.
Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka dhuruar mbi 100 pako ndihma humanitare për Shoqatën e Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dega në Fushë Kosovë, raporton Anadolu.
Fondacioni IHH e bëri shpërndarjen e pakove pranë objektit ku ndodhet selia e shoqatës në qendër të Fushë Kosovës, ku pakot u dhuruan tek anëtarët e shoqatës apo tek familjarët e tyre.
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, në një deklaratë me shkrim për Anadolu u shpreh falënderues për ndihmën nga IHH.
“Organizata ndërkombëtare turke për të drejtat dhe liritë e njeriut – IHH ka dhënë ndihma të vazhdueshme që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë dhe ata kurrë nuk i harruan invalidët e luftës se UÇK-së”, tha Qeriqi.
IHH gjatë muajit të Ramazanit ka shpërndarë pako ushqimore për nevojtarë në disa vende të Kosovës.