Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vikendi i ardhshëm do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.
Të shtunën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, ka thënë IHMK.
Të dielën ndërkaq, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, theksoi Instituti.
IHMK ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e IKSHP!