Ilir Latifi ka arritur një fitore të madhe në UFC.
Latifi mbrëmë, në Las Vegas, mundi rusin Aleksei Oleinik, në kategorinë e rëndë UFC-së.
Kosovari mposhti rusin me vendim unanim të gjyqtarëve.
Përballja zgjati tre raunde, teksa në fund rezultatet e të tre gjyqtarëve ishin të njëjta – 30:27.
Për 39-vjeçarin, i cili përfaqëson shtetin e Suedisë, ishte kjo fitorja e 17-të në artet marciale, krahas tetë humbjeve e një barazimi.
Ndërkaq, 45-vjeçari Oleinik, që ka përvojë të madhe në këto gara, ka bilanc prej 60 fitoreve, 17 humbjeve dhe një barazimi.