Shktuan: Daut Dauti
Cili është imazhi i shqiptarit në Zvicër dhe si është krijuar dhe cili ka qenë ndikimi i ndërsjellë: shqiptar-zviceran apo Zvicër – Kosovë?
Nga mesi i viteve të 60-ta të shekullit të kaluar, kur kanë shkuar shqiptarët e parë në këtë vend, procesi i krijimit të këtij imazhi dhe ndikimi ka kaluar nëpër disa faza.
Shqiptarët e parë, punëtorë sezonalë, nga zvicëranët me siguri janë parë si primitivë, të pashkolluar dhe rural. Kjo është për shkak se kështu kanë qenë në masë të madhe. Megjithatë, shqiptari në Zvicër gjithmonë e ka patur reputacionin e punëtorit të mirë. Punëdhënësi zviceran më parë e ka punësuar shqiptarin se sa grekun, portugezin, spanjollin e italianin.
Si ka qenë adaptimi i këtyre njerëzve që vinin nga një vend me kushte pothuaj feudale në një tjetër pothuaj më të zhvilluarin në Evropë dhe botë? Cilat janë reagimet e ndërsjella dhe pasojat?
Në vitet e 80-ta, shqiptarët u shumuan në këtë vend. Për zviceranët kjo ka qenë koha që e spjegon ajo thënia e famshmë:’kërkuam të na vinin punëtorë, por na erdhën njerëz’.
Ka qenë e njejta kohë kur në këtë vend, në mesin e shqiptarëve, u lajmërua një lëvizje politike e ngjyrosur me marksizëm-leninizëm. Çka kanë mënduar zvicëranët për këtë anomali?
Pastaj, pamja e shqiptarit në Zvicër sërish ndryshoi në drejtim tejet negativ në fillim të viteve të 90-ta, kur numri i shqiptarëve u shumua në mënyrë marramendëse nga shkaku i shthurrjes së Jugosllavisë dhe luftës që pasoi. Pamja e shqiptarit në këtë periudhë, e ndërtuar nga mediat e këtij vendi dhe nga veprimet e vet shqiptarëve, ka qenë e kriminelit.
Përkundër këtij imazhi, politika e Zvicrës ka patur qëndrim tejet pozitiv ndaj Kosovës gjatë luftës dhe paqës. Ndihma politike dhe ekonomike e shtetit zvicëran ka qenë e madhe.
Sot është ndryshe. Imazhi i shqiptarit në Zvicër është transferuar në një pamje mjaft pozitive. Kjo është pasi që shqiptarët tanimë janë themeluar mirë në këtë vend, në të cilin fillimisht kishin shkuar përkohësisht e tashti janë të vendosur përgjithmonë. Pra, dikur shqiptari këtë vend e ka parë si të huaj e tani e sheh si të vetin.
Por, ajo që duhet të thuhet është fakti se shqiptari e ka ndryshuar Zvicrën dhe Zvicra shqiptarin në mënyrë të paimagjinueshme.
Besoj se dikush duhet ta hulumtoj këtë temë tejet interesante dhe ta paraqes një punim shkencor. Besoj që gjendet dikush në mesin e shqiptarëve në Zvicër që mund ta bëjë këtë punë.