Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike, të cilat ishin uzurpuar dhe po shfrytëzoheshin si pjesë e lokaleve.
Kështu bën të ditur IK-ja, përmes një postimi në Facebook, njofton KosovaPost.
“Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve”, ka shkruar IK-ja.
Ndër të tjera, Inspektorati ka bërë me dije se këto ditë është duke punuar në afërsi të Pallatit të Rinisë.