Sociologja serbe, Vesna Peshiq, tha se është habitur përse serbët po e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës kur në Serbi shqiptarët duhet të vendosin targat serbe.
Peshiq tha se Kosova është e pavarur.
“Nuk e di pse serbët e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur shqiptarët në Serbi duhet të vendosnin targat serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”.
Qeveria e Kosovës dje nisi me zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.