Që nga viti 2018 është pjesë e skuadrës italiane, Fiorentina, ku u transferua nga Partizani i SuperLigës së Serbisë, shkruan KosovaPost.
Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic i cili po regjistron ndeshje të shkëlqyeshme me klubin italian.
Pas performancës së shkëlqyeshme të tij janë interesuar shumë klube për ta transferuar atë, anipse kontrata i skadon në qershor të vitit 2023, por klubi dhe lojtari serb ende nuk kanë gjetur gjuhen e duhur për të rinovuar dhe se tani negociatat kanë ngecur që një kohë të gjatë, për një periudhë pothuajse 1 vjeçare.
Për 21 vjeçarin janë të interesuara shumë klube të mëdha evropiane, ndër to përmendet Manchester City, Arsenal, Juventus si dhe së fundmi përmendet edhe Inter.
Megjithatë, interesimi i sulmuesit serb nuk duket që të jenë asnjëra nga këto skuadra.
Fabrizio Romano, përveç Twitterit, ka filluar të jap lajme të rëndësishme edhe nëpërmjet Twitch.
Ai gjatë lidhjes së tij direkte te perjavshme për “SOS Fanta”, ka folur edhe për të ardhmen e Dusan Vlahovic.
Por për herë të parë pas shume kohesh, ai ka përmendur edhe Interin në garen për talentin e Fiorentines.
“Në këtë moment, Fiorentina ka qenë shumë e qartë: për Vlahovic ata nuk zbresin poshtë 70 milionë eurove kerkesë.”
Vlen të theksohet se 21 vjeçari nga Serbia ka shfaqur një interesim të madh për të qëndruar në Firenze.
Lojtari serb këtë sezon numëron 16 ndeshje të zhvilluara, ku ka shënuar 13 herë gjithsej dhe ka bërë asist 2 herë.