Një ngjarje interesante ka ndodhur mbrëmë në rrjetin social Twitter, ish i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi,Richard Grenell ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilin dënonte plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
Kujtojmë se Grenell dhe Kurti, nuk kanë pasur marrëdhëniet më të mira deri më tani, ku vetë kryeministri e ka akuzuar Grenellin se ishte prapa rrëzimit të qeverisë Kurti 1.
Në postimin e tij, Kurti ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve serbë të Kosovës, ndërsa ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit.