Interi udhëton në “Dacia Arena – Stadio Friuli” për t’u përballur me Udinesen në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A. Nerazzurrët kanë mbetur pesë pikë prapa liderit Milan dhe duhet ta ngushtojnë diferencën në garën për titull.
Në anën tjetër, Udinese është në kuotën e 43 pikëve dhe nuk ka ndonjë objektiv të qartë në këtë sfidë. Trajnerët Gabriele Cioffi dhe Simone Inzaghi i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga fillimi.
Formacionet zyrtare:
Udinese: Silvestri; Becao, Pablo Mari, Nehuen Perez; Molina, Arslan, Ëalace, Pereyra, Udogie; Suçess, Deulofeu.
Interi: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.