Në Sudanin Jugor, i cili ka një popullsi prej rreth 10 milionë, më shumë se gjysma e popullsisë është në rrezik urie. transmeton Kosova Post
Caroline Sekyewa, Drejtorja e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) për Sudanin Jugor, tha se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ka ndikuar negativisht në jetë.
“Sudanezët e Jugut tashmë po luftojnë me problemin e ushqimit. Konfliktet, kriza ekonomike, epidemitë dhe fatkeqësitë natyrore e kanë përkeqësuar situatën. 7 milionë njerëz në vend janë në rrezik të urisë”, bëri të ditur Sekyewa, ndërsa shtoi se më shumë se gjysma e popullsisë së vendit ka nevojë për ndihmë dhe situata do të përkeqësohet këtë vit.
“Në të gjithë vendin, 1.7 milion njerëz po luftojnë me urinë ekstreme”, shtoi ajo.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se disa zona të konflikteve në Sudanin Jugor duhet të hapen për ndihmë humanitare, ose mund të ketë një fatkeqësi të madhe të urisë.
Pavarësisht nga fundi i luftës civile, efektet negative të krizës ekonomike, epidemive dhe përmbytjeve po e bëjnë jetën më të vështirë në këtë vend, ku përplasjet midis grupeve etnike vazhdojnë në disa rajone.trt