Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës në krye me Elbert Kransiqin ka vazhduar fushatën elektorale në fshatrat e Istogut. Bartësi i kësaj liste zgjedhore ka thënë se në tubimet e tyre po shihet mobilizim i jashtëzakonshëm.
“Kudo në Istog, në Veriq, Kovragë, Drejë, Gurrakoc, gjithandej Istogut, takimet tona koordinuese me strukturat e IRDK-së po dëshmojnë për mobilizim të jashtëzakonshëm për tubimin e së shtunës në Gurrakoc, dhe për fitoren e madhe të 9 shkurtit”, ka shkruar Krasniqi.