Isni Kilaj së fundi ka gëzuar përkrahjen edhe të ish deputetit nga radhët e NISMA-s, Enver Hotit, raporton Kosova Post.
Ish deputeti Hoti përkrahjen për Kilajn, i cili u nominua para disa ditësh nga vetë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka treguar në mënyrë të hapur. Hoti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e mbështetë në plotni kandidaturën e Kilajt, për Malishevën.
“I urova kandidimin për kryetar të komunës bashkëluftëtarit tim z.Isni Kilaj! Në këto zgjedhje do ta mbështes në plotni.”