Peter Navarro, një nga ish këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë të ish-presidentit amerikan Donald Trump, është dënuar me katër muaj burg për refuzimin e dëshmimit para panelit të Kongresit që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA, transmeton Kosova Post.
Navarro, 74 vjeçar, një ekonomist i arsimuar në Harvard, është shpallur fajtor për dy akuza për shpërfillje të Kongresit nga një juri federale në Uashington në shtator pas një gjyqi dy-ditor.
Gjykatësi i qarkut amerikan Amit Mehta e dënon atë me katër muaj burg – dy muaj më pak se sa kishin kërkuar prokurorët – dhe e urdhëroi atë të paguajë një gjobë prej 9,500 dollarë.
Navarro është aleati i dytë i ngushtë i Trump që dënohet për shpërfillje të Kongresit për kundërshtimin e thirrjeve nga komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve.
Steve Bannon, një nga organizatorët e fushatës presidenciale dhe fitores së Trump në vitin 2016, u shpall gjithashtu fajtor për përbuzje të Kongresit.
Bannon u dënua me katër muaj burg, por mbetet i lirë në pritje të apelit. Navarro gjithashtu pritet të apelojë./KosovaPost/