Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi raportet se një ish-marinis, i cili u lirua nga Rusia në një shkëmbim të të burgosurve vitin e kaluar, është plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë.
Trevor Reed u plagos disa javë më parë, sipas një personi të njohur me incidentin, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte çështjen me emër dhe foli për “Associated Press” kushte anonimiteti.
Ai tha se Reed nuk po vepronte në emër të qeverisë amerikane.
Reed u lirua nga paraburgimi rus në një shkëmbim të të burgosurve vitin e kaluar në këmbim të një piloti rus të burgosur në SHBA për një komplot të trafikut të drogës.


























