Deputeti nga Kosova në Kuvendin e Serbisë, Ljubomir Mariq ka reaguar ndaj një deklarate të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve Rada Trajkoviq.
Kjo e fundit shkroi në Twitter se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nënshkroi një marrëveshje mbi target të bazuar në reciprocitetin në vitin 2016, me shpresën se deri në vitin 2021 do të ketë ndarje të Kosovës.
“Rada Trajkoviq fillon nga vetja sepse ishte bashkëpunuese me çdo qeveri të Prishtinës, por duket se i preferuari i saj është Kurti”, thotë ish-ministri kosovar në deklaratën e tij bërë në Twitter, transmeton Klankosova.tv