Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, tha se ëndrra e David Alabas ishte të luante për Barcelonën dhe jo për Real Madridin.
Alaba u largua nga kampionët gjermanë në një transferim falas gjatë verës, duke iu bashkuar Real Madridit, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Alaba më tha një herë: “Ëndrra ime është të luaj për Barcelonën një ditë”, tha Hoeness për Bayern 1.
Bayern do të përballet me Barcelonën të martën në Ligën e Kampionëve, dhe bavarezët kanë bërë një rrugë të gjatë nga modelimi i klubit të tyre më parë për katalanasit.
“Barcelona nuk është më një model për ne”, shtoi Hoeness.
“Bayerni është favoriti sepse Barcelona nuk mund të jetë në formën e saj më të mirë për shkak të shitjeve të lojtarëve të rëndësishëm dhe problemeve të tyre ekonomike”, përfundoi Hoeness.