Ish-Presidenti slloven po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-Presidenti slloven, Borut Pahor, po përmendet si pretendent në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

“Lidhur me pyetjet që po merr ish-Presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e dytë”, thuhet në një postim të faqes zyrtare të Pahor në X.

Bëhet e ditur se Pahor aktualisht është në përgatitje të një draft skice për vazhdimin e dialogut.

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, vazhdon njoftimi.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika