Ismaili në konferencën e 10 të Bankës së Hungarisë në 100-vjetorin e saj

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka marrë pjesë në Konferencën e 10-të “Lámfalussy”, nën organizimin e homologut të tij në Hungari, György Matolcsy.

“Konferenca vjetore mbahet në nderim të Alexandre Lamfalussy, një prej themeluesve të konceptit të tregut unik të kapitalit të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe vet Euros, e cila këtë vit korrespondoj edhe me 100-vjetorin e themelimit të Bankës Kombëtare të Hungarisë”, thuhet në njoftimin e BQK-zë.

Përderisa Ahmeti u shoqërua nga kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, titulli i konferencës së këtij viti ishte “The age of geoeconomics: Evolution of central banking”.

Në konferencë morën pjesë personalitete të rëndësishme të fushës së ekonomisë, teksa Çmimi “Lámfalussy” për këtë vit ju nda për kontributin e saj Christine Lagarde – Presidente e Bankës Qendrore Evropiane.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika