Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues

    Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes

    Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes

    Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin

    Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin

    Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake

    Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake

    Mediat iraniane: Rr*ëzohen 2 avionë luftarakë izraelitë, kapet një pilote izraelite

    Izraelitët janë tronditur nga numri i ra*ketave iraniane të rëna brenda territorit pavarësisht sistemeve të shtrenjta të mbrojtjes

    Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit, thotë se Serbia pasqyron stilin autoritar të Rusisë

    Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

    Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

    Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

    Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë

    Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë

    Mirlind Daku dhe Bernard Berisha udhëtojnë së bashku për në Rusi

    Mirlind Daku dhe Bernard Berisha udhëtojnë së bashku për në Rusi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

    Historia e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

    Historia e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

    Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

    Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

    Kalendari histori, 6 korrik

     Kalendari historik, 29 maj

    Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi (Foto)

    Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi

    Sllovenia mendon të tërhiqet nga Eurovizioni për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Sllovenia mendon të tërhiqet nga Eurovizioni për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Kalendari historik,24 korrik

    Kalendari historik, 28 maj

    Kalendari historik, 18 nëntor

    Kalendari historik, 27 maj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Delegacioni i BQK-së përfundon takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Washington

02 Maj 2025, 9:15
në Ekonomi, Lajme
Delegacioni i BQK-së përfundon takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Washington
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, ka marr pjesë në Takimet Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat u zhvilluan në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Bo Li, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, përfshirë performancën e sektorit financiar, progresin në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe avancimin e reformave strukturore. Guvernatori i BQK-së theksoi gjithashtu përfundimin me sukses të dy prej programeve kyçe të bashkëpunimit me FMN-në: Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF), të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në përparimin e reformave fiskale dhe strukturore, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.

Në njoftim thuhet se nga ana e tij, zëvendësdrejtori Menaxhues Li vlerësoi progresin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet FMN-së dhe BQK-së në fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sistemit financiar.

Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim me presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga.

Gjatë diskutimit, guvernatori Ismaili dhe presidenti Banga vlerësuan lartë partneritetin e shkëlqyeshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, duke u përqendruar në progresin e projekteve në vijim që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje të thellë për rolin e Bankës Botërore në avancimin e reformave kyçe dhe iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve që janë në përputhje me objektivat afatgjata të institucionit, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucionit që e drejton për të thelluar më tej bashkëpunimin në vitet në vijim”, thuhet në komunikatë.

Gjatë qëndrimit zyrtar të guvernatorit Ismaili në Takimet Pranverore 2025 që u zhvilluan nga 21 deri më 26 prill, realizoi një takim të rëndësishëm me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), znj. Christine Lagarde.

Siç njofton BQK, gjatë takimit, guvernatori Ismaili e informoi Presidenten Lagarde për zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe progresin e reformave strukturore në sektorin financiar, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së. Ai theksoi se këto reforma kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit të sistemit financiar të vendit.

“Guvernatori Ismaili e informoi Lagarde mbi progresin e bërë drejt përmbylljes së procesit të para-aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke theksuar se mbështetja e BQE-së është vendimtare në arritjen e këtij qëllimi strategjik, me efekte të shumanshme për ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu guvernatori i BQK-së gjithashtu shprehi falënderimet dhe vlerësimet më të larta për Bankën Qendrore Evropiane për bashkëpunimin dhe mbështetjen përmes mekanizmave që kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve institucionale si dhe forcimin e stabilitetit financiar të vendit, duke përfshirë edhe vazhdimin e linjës së likuiditetit REPO.

“Gjatë takimit me Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Guvernatori Ismaili e informoi mbi zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, duke përfshirë progresin në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me synim forcimin e qëndrueshmërisë dhe integritetit të sistemit financiar. Ai gjithashtu prezantoi zhvillimet makroekonomike dhe progresin në implementimin e reformave strukturore, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së”, thuhet në raport.

Kammer vlerësoi progresin e arritur nga BQK në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet FMN-së dhe Kosovës, sidomos në fushat që ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe forcimin e funksionimit të sistemit financiar.

Guvernatori Ismaili po ashtu zhvilloi një takim të nivelit të lartë me Tobias Adrian, Krye Financier dhe Drejtor i Departamentit për Tregjet Monetare dhe të Kapitalit (MCM) në FMN.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili dhe Adrian diskutuan mbi zhvillimet aktuale ekonomike globale dhe patën një dialog konstruktiv mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe Departamentit MCM të FMN-së. Diskutimi nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë makro-financiare, avancimit rregullativ dhe zhvillimit të kuadrove moderne për sektorin financiar të përshtatura për nevojat në ndryshim të Kosovës.

Guvernatori Ismaili gjatë takimit me David Amaglobeli, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, e përditësoi me zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për statusin e reformave të ndërmarra nga BQK-ja në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe forcimit të sistemit financiar në vend.

Nga ana tjetër, Amaglobeli prezantoi pikëpamjet e FMN-së lidhur me zhvillimet globale ekonomike dhe ndikimet e mundshme që ato mund të kenë mbi ekonominë e Kosovës, derisa përgëzoi BQK për reformat e ndërmarra për sektorin financiar dhe kapacitetet institucionale.

Delegacioni i BQK-së u prit edhe nga drejtuesit më të lartë të Institutit për Zhvillimin e Kapaciteteve (ICD) në FMN, i kryesuar nga Drejtori z. Dominique Desruelle me ekipin e tij. Diskutimet u fokusuan në mundësinë e mbështetjes së BQK-së për rishikimin dhe zhvillimin e modeleve makroekonomike të përshtatura për nevojat e sektorit real dhe financiar në Kosovë, me qëllim forcimin e analizave për politikëbërje dhe parashikim ekonomik, si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë.

Guvernatori Ismaili prezantoi prioritetet e BQK-së dhe falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim, derisa ekipet e FMN-së vlerësuan lart angazhimet e BQK dhe nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna, derisa shprehën gatishmërinë për të ofruar asistenca të reja teknike në përputhje me kërkesat e paraqitura dhe kapacitetet ekzistuese, të diskutuara në këto takime.

Po ashtu guvernatori Ismaili në takim me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, znj. Antonella Bassani, e informoi mbi zhvillimet kryesore në sektorin financiar të Kosovës, reformat e ndërmarra në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së, si dhe mbi projektet në zbatim me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore. Ai theksoi përparimin e bërë nga BQK-ja në procesin e para-aplikimit pranë Komisionit Evropian për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke vlerësuar mbështetjen vendimtare të Bankës Botërore në këtë proces me ndikim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Më tej thuhet se guvernatori Ismaili mori pjesë si panelist në Forumin Ekzekutiv të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe Thesari i Bankës Botërore. Paneli u moderua nga z. Jorge Familiar, Zëvendëspresident dhe Drejtor i Thesarit të Bankës Botërore.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili theksoi rrugëtimin transformues të Kosovës nga një përfituese e ndihmës së IDA-s në donator, duke nënvizuar rolin kyç të institucioneve të qëndrueshme, menaxhimit të përgjegjshëm financiar dhe partneriteteve strategjike ndërkombëtare në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit global të Kosovës.

Guvernatori Ismaili prezantoi arritjet kryesore të Kosovës në forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e tregjeve, përfshirë sigurimin e vlerësimit të parë sovran kreditor për vendin, futjen e instrumenteve të menaxhimit të likuiditetit dhe operacionet REPO, si dhe modernizimin e infrastrukturës së pagesave të Kosovës. Ai gjithashtu foli për progresin e BQK-së në përafrimin e sektorit financiar të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, forcimin e besimit të investitorëve dhe thellimin e integrimit financiar rajonal dhe ndërkombëtar.

“Në përmbyllje të diskutimeve, u riafirmua rëndësia strategjike e zhvillimit të pagesave digjitale si një bazë për avancimin e përfshirjes financiare, integrimit ekonomik dhe modernizimit të tregjeve financiare në Ballkanin Perëndimor. U theksua se ndërtimi i një infrastrukture të përbashkët financiare do të përshpejtojë lidhjen me tregun evropian të pagesave dhe do të krijojë një bazë solide për inovacione të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ismaili, mori pjesë në një diskutim të nivelit të lartë të organizuar nën udhëheqjen e Kryetarit të Vienna Initiative njëherësh Guvernatori i Bankës Qendrore të Kroacisë, z. Boris Vujčić.

Takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të Financave dhe zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik.

Etiketat: BBBQKWashington
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Guvernatori Ismaili takon presidenten e BQE-së, Christine Lagarde

Guvernatori Ismaili takon presidenten e BQE-së, Christine Lagarde

2 muaj më parë
Ismaili: BQK ka punuar me përkushtim për të forcuar stabilitetin financiar

Ismaili: BQK ka punuar me përkushtim për të forcuar stabilitetin financiar

3 muaj më parë
Asetet e BQK-së shënojnë rritje mbi 76 milionë për muajin gusht

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

3 muaj më parë
Kalendari historik,24 korrik

Kalendari historik, 18 mars

3 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH