Italia pret të punësojë për vitin 2023 mbi 82 mijë krah pune nga vende jo anëtare të BE.
Qeveria Meloni kapërcen në numër qeverinë Draghi, në mundësitë që jep për të punësuar në sistemin italian punonjës sezonalë nga vende ekstrakomunitare.
Qeveria Meloni ka aprovuar draftinligjin mbi fluksin e punonjësve që mund të mbërrijnë nga vendet jo anëtare të BE, mes të cilave dhe Shqipëria me një kuotë prej 82 705 të punësuar të rinj.