Frika e një lufte pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit sa vjen e shtohet, e bashkë me të shqetësimi i përhapjes së konfliktit në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
“Ne nuk duam përshkallëzim, por do të vazhdojmë të mbështesin mbrojtjen e Izraelit dhe do të vazhdojmë të mbrojmë personelin tonë në rajon”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në nisje të një takimi me zëvendës kryeministrin e Irakut Mohammed Ali Tamim.
Sulmi i së shtunës ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së moçme mes këtyre dy vendeve prej Revolucionit Islamik në Iran më 1979. Ky sulm ndodhi pasi javë më parë një sulm i dyshuar izraelit i vrau dy gjeneralë iranianë në ndërtesën e konsullatës iraniane në Siri. Ushtria izraelite thotë se 99 për qind të dronëve dhe raketave të shkrepura nga Irani i shkatërroi me ndihmën e vendeve të tjera, përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës.