Izraeli dhe Kosova do të shënojnë edhe një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënshkruar marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për kosovarët.
Kështu është bërë e ditur nga ambasada e Izraelit në Prishtinë, ku është theksuar se ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të bëhet sot në orën 18:00.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.