Ushtria izraelite njoftoi se hyrja në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Izraelin u mbyll nga ora 17:00 të orës lokale deri të shtunën për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Gazë, transmeton KosovaPost.
Sipas një deklarate me shkrim nga ushtria izraelite palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën e bllokuar ndalohen të hyjnë në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe në Izrael nga ora 17:00, të enjtes deri të shtunën sipas kohës lokale.
Hapja e vendkalimeve do të miratohet pas një vlerësimi sigurie të shtunën, ndërsa ora nuk është bërë e ditur.
Kufizimet për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor mund të hiqen vetëm “në rrethana humanitare, mjekësore dhe të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, burrat palestinezë mbi 50-vjeç dhe gratë e të gjitha moshave që jetojnë në Bregun Perëndimor do të lejohen të hyjnë në Xhaminë e Shenjtë në Jerusalemin Lindor të pushtuar për namazin e tretë të xhumasë të Ramazanit.
Izraeli po vendos kufizime ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë fundjavave kur trafiku njerëzor do të jetë i rëndë. Policia izraelite mbylli gjithashtu hyrjet nga Bregu Perëndimor dhe Gaza më 14-16 prill, ashtu siç bëri edhe javën e kaluar./trt