Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka suspenduar përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha, shkruan KosovaPost.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Haxhiu, ka shkruar se ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit.
Tutje, Haxhiu shton se nuk do të lejoj që mbi kurrizin e interesave të përgjithshëm të realizohen interesa personale.
Postimi i plotë:
Sot, në kuadër të kompetencave ligjore kam marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.
Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.
Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv.
Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale./KosovaPost/