Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë.
Në këtë garë marrin pjesë: Trepça, Golden Eagle Ylli, Prishtina, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi. Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera.
Në skuadra do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, ku përsëri do të kthehen në parket, veç kësaj radhe si veteran.
Në xhironë e parë takohen:
Trepça – Golden Eagle Ylli (14:00)
Prishtina – Vëllaznimi (15:30)
Peja – Bashkimi (17:00)