Shpallja e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonin e Tokios hyri në fuqi më 12 korrik para fillimit të Olimpiadës “Tokio 2020”, transmeton Kosova Post.
Në Japoni duke filluar nga sot hiqet gjendja e jashtëzakonshme e cila zbatohej në 19 rajone kundër koronavirusit (COVID-19), shkruan AA.
Pas rënies së numrit të rasteve me COVID-19, në vend përfunduan masat e gjysëm-gjendjeve të jashtëzakonshme në 8 rajone dhe gjendja e jashtëzakonshme në 19 rajone, përfshirë qytetin Osaka dhe kryeqytetin Tokio.
Në këtë mënyrë në vend nuk ka mbetur asnjë rajon që zbatohet gjendja e jashtëzakonshme, fushëveprimi i të cilës është zgjeruar dhe pakësuar gradualisht që nga prilli.
Kryesekretari i kabinetit, Kato Katsunobu, në një konferencë për media tha se me praktikën e re qeveria kërkon nga populli, përfshirë edhe të vaksinuarit që të ruajnë masat themelore të COVID-19.
Kundër mundësisë që trendi i rasteve të kalojë sërish në rritje, Kato rikujtoi rëndësinë e qëndrimit larg nga pikat e populluara dhe të masave për maskat dhe larjen e duarve.
Brenda javës kryeministri japonez, Yoshihide Suga deklaroi se mbi rekomandimin e Bordit Këshillimor për COVID-19 gjendja e jashtëzakonshme ashtu sikurse është planifikuar do të hiqet në fillim të muajit tetor.
Ai vuri në dukje se do të vazhdojnë përpjekjet kundër pandemisë në shumë fusha, përfshirë gjallërimin e ekonomisë, përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe përhapjen e fushatës së vaksinimit.
Shpallja e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonin e Tokios hyri në fuqi më 12 korrik para fillimit të Olimpiadës “Tokio 2020”.
Në Japoni numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 1.701.897 ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 17.666.
Në mbarë vendin 932 persona vazhdojnë trajtimin kundër COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.