Qeveria e Japonisë ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio dhe tri zona të tjera për tri javë të tjera për të frenuar rritjen e rasteve të reja të koronavirusit, pak muaj para se të fillojë Olimpiada e Tokios.
Qeveria kishte shpresuar se shpallja e një gjendje të jashtëzakonshme “të shkurtë dhe të rreptë” do të ndalë një valë të re të infeksionit, por rastet e reja në kryeqytetin Tokio dhe qytetin e dytë më të madh, Osaka, janë ende në nivele të larta, tha ministri i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura, i cili është gjithashtu i ngarkuar për të ndërmarrë masa kundër pandemisë.
Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme nga 11 maji deri më 31 maj do t’i lë hapësirë vetëm dy muaj para se të fillojnë Lojërat Olimpike më 23 korrik. Ato ishin shtyrë për një vit për shkak të pandemisë, shkruan BBC.