Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari bashkë me hoxhën Halil Kastrati janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ku e uruan për mandatin në krye të legjislativit, shkruan Kosova Post.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jashari përmes një shkrimi në Facebook, ku ka treguar se kanë biseuar për temat që preokupojnë shtetin tonë, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, investimet nderkombëtare, menaxhimi i pandemisë, integrimi i shtetit në mekanizmat ndërkombëtar etj.
Postimi i plotë:
Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, takuam Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin e uruam për marrjen e mandatit në krye të legjislativit.
Biseduam për temat që preokupojnë shtetin tonë, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, investimet nderkombëtare, menaxhimi i pandemisë, integrimi i shtetit në mekanizmat ndërkombëtar etj.
Ishte konkluzion i përbashkët që vetëm bashkë, duke vënë në rend të parë interesin shtetëror mund të ecim me sukses në rrugën tonë me shumë sfida.