Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka kritikuar krerët e shtetit për mospërkrahje ndaj marshit solidarizues për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai tha se pjesëmarrës në këtë tubim ishte vetëm kryeparlamentari, Glauk Konjufca i cili e konfrimoi atë vetëm një ditë para se ai të mbahet, por prezent s’ishin edhe zyrtarë tjerë qeveritar.
“Kam dëgjuar se edhe Glauk Konjufca ishte në marsh. Ka pasë anëtarë nga të gjitha partitë politike. Kjo është mirë sepse tregon se lufta e UÇK-së është vlerë e secilës parti, mbi të gjitha i të qytetarëve”, tha Jashari në Prime Time.


























