Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ashpër ata që kundërshtuan aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, përcjell KosovaPost.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Jashari ka përgëzuar veprimin e Policisë, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të nevojshëm për të luftuar ndikimin serb në Kosovë.
Ai ka cituar Gjergj Fishtën për të ilustruar situatën aktuale, duke thënë:
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë.”
Jashari ka shprehur zhgënjimin e tij për reagimet kundërshtuese ndaj aksionit, duke theksuar se pas 25 vitesh nga çlirimi dhe 17 vitesh si shtet, ende ka zëra që e quajnë këtë veprim si “dhunë, presion apo fashizëm”.
“Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës! Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!” – përfundon postimi i tij.