Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përcjellë mesazh urimi për pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Jashari shkroi se Ramazani është një periudhë e çmuar për qetësi, reflektim shpirtëror dhe bashkim, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të ndjenjave të dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës mes njerëzve.
“Le të shërbejë ky muaj i bekuar si një kohë e çmuar për qetësi dhe bashkim mes nesh, duke fuqizuar ndjenjat e dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës, si dhe ta vlerësojmë këtë periudhë si një moment të thellë reflektimi shpirtëror, vetëdisipline dhe përkushtimi të sinqertë.
Uroj që begatia dhe harmonia e këtij muaji t’ju shoqërojnë në çdo hap, të mbushin zemrat dhe vatrat tuaja me mirësi, si dhe që përkushtimi e devotshmëria juaj të kontribuojnë në rritjen e unitetit dhe mirëqenies në shoqërinë tonë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, shkroi Jashari.


























