Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot se lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës nga lloji i parë i virusit, transmeton Kosova Post.
“Ka disa dëshmi se lloji i ri mund të ndërlidhet me një shkallë më të lartë të mortalitetit”, tha Johnson në një konferencë për media.
Zyrtarët shëndetësorë tashmë kanë thënë se lloji i ri i virusit është 70 për qind më i transmetueshëm.
Mbretëria e Bashkuar në javët e fundit ka regjistruar numra rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve që ndërlidhen me COVID-19.(AA)