Është inteligjenca juaj emocionale që ju jep mundësinë të lexohen ndjenjat e juaja instinktive dhe ato të të tjerëve, gjithashtu ju lejon të kuptoni emocionet, t’i shprehni dhe t’i rregulloni ato.
Në njëfarë mënyre, ju i kuptoni emocionet e juaja, dhe të tjerëve kështu duke i emëruar ato me saktësi, në mënyrën që të udhëhiqni mendimet dhe veprimet e juaja.
Një gjë e tillë është e rëndësishme sepse ekspertët thonë se aftësia për të lexuar, kuptuar dhe reaguar ndaj emocioneve personale dhe të tjerëve është një favor vendimtar në parashikimin e shëndetit tonë, lumturisë dhe suksesit personal dhe profesional.
Por, cila është inteligjenca emocionale?
Teoria e inteligjencës emocionale dhe vetë termi, filloi në Universitetet Yale dhe New Hampshire në SHBA, nga Peter Salovery dhe profesori i psikologjisë John Mayer në vitin 1990.
Puna e tyre tregoi se si emocionet kishin një ndikim të dukshëm në mendimin dhe sjelljen e një individi.
Inteligjenca emocionale është si të përdorësh emocione për të informuar të menduarit tënd dhe për të përdorur mendimin tënd për të informuar emocionet tuaja.
Individët që janë inteligjentë emocionalisht kanë tendencë të jenë të ndjeshëm, mund të shikojnë situatat nga një pikëpamje alternative, konsiderohen të hapur, të kthehen mbrapa nga sfidat dhe të ndjekin qëllimet e tyre pavarësisht nga pengesat që mund të përballen.
Por, pse inteligjenca emocionale ka rendësi?
Thjesht mund të mendoni për përvojat tuaja të punës, nga se inteligjenca emocionale është një parashikues më i mirë i suksesit të karrierës sesa një vlerësim mbresëlënës ose një rezultat i inteligjencës së lartë.