Një koment në Facebook ka përplasur hoxhën e njohur nga Shqipëria Ahmed Kalaja dhe profesorin Fahri Xharra i cili në opinion njihet për shkrimet dhe librat e tij për identitetin e shqiptarëve, përcjell KosovaPost.
“Ju shkoj jeta me rrenë të shejtanit” kishte komentuar profesori për hoxhën tek një ligjëratë online.
Ahmed Kalaja i ka replikuar komentit të tij duke e tallur për mbiemrin e duke e etiketuar si islamofob.
“Fahri nga arabishtja Krenari, Xharra nga arabishtja Kirurg. Me komentet e tua islamofobe si edhe gabimet drejtshkrimore më zhgënjen shumë. As krenari as kirurgji po urrejtje e mllef. Zoti të udhëzoftë! Amin!”, komentoi ai.
