Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime të domosdoshme: KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Abdixhiku: LDK është e hapur për bisedime për formimin e institucioneve të vendit, e heq pezullimin që sonte

    Ditmir Bushati kundër konsullatës serbe në Shkodër: Vendim i gabuar strategjikisht dhe politikisht

    21 të akúzuar për kríme lúfte dalin nesër para gjykatës

    Arabia Saudite organizon takim ndërkombëtar për të krijuar aleancë shumëkombëshe të mbrojtjes detare në Bab al-Mandab

    Sinani akuzon Serbinë për diskríminim në punësimin e shqiptarëve

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Lumir Abdixhiku qëndron në krye të LDK-së

    Deputetja Pacolli për faljen e borxhit nga Liburn Aliu: Le të shkojë Prokuroria ta hetojë rastin

    Pacolli: Aksioni do të vazhdojë në gjithë Kosovën, s`ka kompromis me pronën

    23 ditë protestë në Shqipëri

    Dy muaj në protestë! Qytetarët nisin tubimin në ditën e 61-të

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Erdhi dita për Besnik Bislimin, nga sot në karrigen e Kryeministrit

27 Mars 2025, 16:09
në Kryesore, Lajme
Zëvendëskryeministri Bislimi: Kosova i vetmi vend që nuk e ka ende statusin kandidat për BE
Share on FacebookShare on Twitter

Besnik Bislimi do ta ketë pritur këtë ditë. Ai e ka në duar udhëheqjen e vendit – të paktën de jure – për një periudhë që nuk dihet se sa do të zgjasë. Zëvendësi i Albin Kurtit do ta shohë (nëse nuk e ka parë tashmë) dorëheqjen e shefit të tij dhe të kolegëve qeveritarë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i certifikojë sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sipas rendit të ditës së një mbledhieje që KQZ-ja e ka bërë publik.

Anëtarët e kabinetit qeveritar, si ministrat – përveç Liburn Aliut të Infrastrukturës – do të duhej të jepnin dorëheqje dje. Kryeministri Albin Kurti gjithashtu. Nuk dihet ende nëse e kanë bërë këtë formalisht.

Këtë procedurë e parasheh ligji për Qeverinë.

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thotë pika e parë e nenit 26 të këtij ligji, në pjesën që përcakton papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi do të jetë formalisht ushtrues detyre i kryeministrit derisa të zgjidhet Qeveria e re.

53-vjeçari nga Bukoviku i Gjilanit, i cili vetëm pasi përjetoi emërimin në pozitën më të lartë në karrierën e tij politike bëri emër në mes të figurave të LVV-së në masë, do t’i marrë kështu, të paktën formalisht, frerët e udhëheqjes së vendit për një kohë të pacaktuar, me procesin e sivjetmë paszgjedhor që është vështirë i parashikueshëm.

Qeveria, kështu, bëhet Qeveri në Detyrë, siç edhe thotë pika e pestë e nenit 95 të Kushtetutës: “Në rast të dorëheqjes së Kryeministrit, qeveria në detyrë vazhdon të kryejë funksionet deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Në Qeverinë Kurti 2, zyrtarit të partisë që merret specifikisht me organizimin e partisë për zgjedhjet, në të cilat zakonisht nuk merr pjesë vetë, i është besuar edhe një nga çështjet më të rëndësishme – dialogu me Serbinë.

Gjykata Supreme të mërkurën i hapi rrugë certifikimit të rezultateve përfudimtare të zgjedhjeve, kur i refuzoi si të pabazuara ankesat që kishin shkuar lidhur me rezultatet përfundimtare.

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim vuri në dukje të mërkurën me këtë rast se “kjo nënkupton që anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot (ose më së largu nesër – nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot) të dorëzojnë dorëheqjet e tyre”.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk i ka pranuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve, duke kërkuar anulimin e disa votave e rivotim me postë për shkak të disa parregullsive që pretendon se kanë ndodhur. Partia e Kurtit ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese, megjithëse, ankesat e tilla “as nuk e ndikojnë, as nuk e vonojnë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve”, sipas Cakollit.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave, sipas rezultateve përfundimtare dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma).

Me rezultatet përfundimtare të cilat imponojnë bisedime jo të lehta për formimin e Qeverisë së re, partitë opozitare po e presin certifikimin e rezultateve, duke konfirmuar në çdo rast se nuk do të bëjnë koalicion qeverisës me LVV-në. Përjashtim këtu bën Nisma e Fatmir Limajt, pozicioni i së cilës mbetet më i paqartë.

Kuvendi duhet të konstituohet pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, në një seancë e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”, sipas Kushtetutës, shkruan Gazeta Express.

Presidentja Vjosa Osmani “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen (66) të Kushtetutës. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”.

Etiketat: Besnik BislimiKQZkryeministët
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

1 vit më parë
Kurti: Në Kullat e Isa Boletinit u mësua dhe u mbrojt historia

Shpenzimet e fushatës zgjedhore, sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet

Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, krejt çka u diskutua në takimin mes Sorensenit dhe Bislimit

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH