Në komunën e Junikut, sot u bë inaugurimi i stacionit të autobusëve.
Në këtë inaugrim morën pjesë kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka si dhe zëvendësministri i këtij dikasteri, Agon Dobruna.
“Projekti kapital në fjalë do të mundësoj organizimin më të mirë të komunikacionit në qytet dhe fshatra, si dhe do të përmirësoj linjat e qarkullimit të Junikut me qytetet tjera” shkroi Dobruna.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Ky i fundit tha se projekti u financua nga MZhR-ja, në bashkëfinancim me Komunën e Junikut.
Sot, së bashku me Ministrin z.Fikrim Damka dhe bashkëpunëtorë nga MZhR ishim në Junik, ku u inagurua projekti “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve”.
Projekti u financua nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëfinancim me Komunën e Junikut, ku u mirëpritëm nga Kryetari z.Ruzhdi Shehu, shoqëruar nga nënkryetari z.Besart Tofaj dhe drejtoret përkatës.
Projekti kapital në fjalë do të mundësoj organizimin më të mirë të komunikacionit në qytet dhe fshatra, si dhe do të përmirësoj linjat e qarkullimit të Junikut me qytetet tjera.
Mbesim të përkushtuar të mbështesim projekte konkrete, të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.